Zemaj e pranon se kufizimet e qeverisë s’po kryejnë punë: Rastet dhe viktimat po shtohen

56

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj po ankohet se masat kundër përhapjes së COVID-19 nuk po respektohen sa duhet.

Ai ka vënë në pah faktin se rastet e reja dhe fatalitetet po shtohen në Kosovë, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndryshojnë sjelljen e tyre, shkruan lajmi.net.

Zemaj me anë të një postimi në Facebook ka shtuar se ende s’ka ndonjë vaksinë në përdorim, andaj sipas tij mënyra e vetme është respektimi i masave.

Në të kundërtën, ai ka thënë se numrat nuk do të bijen.

Postimi i plotë:

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Qytetarë të nderuar,

Respektimi i masave për pengimin e përhapjes së virusit dhe luftimin e tij, nuk është në nivelin e duhur, sepse, rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen. Mos i jepni rast virusit. Ndryshoni sjelljen tuaj.

Numri i madh i personave me virusin Covid 19, dhe numri i madh i rasteve të vdekjeve, do shërbyer si sinjal i fuqishëm për pakujdesinë në shtetin tonë.

Deri sa ende nuk janë në përdorim vaksinat kundër virusit, mënyra e vetme për t’u mbrojtur, është distanca, maska dhe higjiena.

Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe, numrat nuk do të ulën. Ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë. Ndryshe, na presin sfidat edhe më të mëdha!

Barte maskën!
Ruaje distancën!
Mbaje higjienën!. /Lajmi.net/

Comments