Zemaj: Jemi të detyruar që të ashpërsojmë masat

140

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se janë të detyruar të ashpërsojnë masat, si shkak i situatës aktuale me Covid-19.

Sipas tij, ditët e fundit sektori i gastronomisë nuk ka respektuar asnjë nga rekomandimet e institucioneve shëndetësore, për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Zemaj pas vizitës në Qendrës Klinike Universitare, tha se kanë qenë të vetëdijshëm që pas lirimit të masave do të rritet numri i rasteve me koronavirus.

Ai ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Kurti, që sipas tij nëse Kosova do të kthehet në izolim të plotë, pavarësisht rezultateve, mirëqenia e qytetarëve do të dëmtohej.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Menaxhimi i pandemisë në izolim total dhe menaxhimi i pandemisë në hapje, janë dy gjëra totalisht të largëta, dhe këtë e dinë të gjithë. Edhe ata që po këshillojnë për izolim të plotë edhe ata, të cilët menjëherë pas izolimit dolën publikisht me tubime masive. Sigurisht nëse sot vendosim të kthehemi në atë izolim do të kishim rezultate të menjëhershme, signifikante, dhe populliste. Menaxhimi dhe kontrollimi do të ishte më i lehtë, dhe ideal për poenë politikë. Por sa do të dëmtonte kjo këto dimensione jetike të mirëqenies së jetës së qytetarëve? Sigurisht që menaxhimi dhe kontrollimi do të ishte shumë i lehtë”, tha Zemaj.

Ndër të tjera, Zemaj të shtunën para gazetarëve ka deklaruar se pavarësisht gatishmërisë dhe bashkëpunimit, dje dhe pardje janë përballur me realitet jo të mirë, ku gastronomia përkundër rekomandimeve, nuk ka respektuar asnjërën nga to.

“Unë isha vetë dëshmitarë nga terreni, gjithashtu kam marrë informata nga inspektorët në terren, por kam marrë edhe me mijëra mesazhe nga qytetarët e shqetësuar, që në shumicën e qendrave të Kosovës kemi grumbullim të njerëzve të cilët nuk respektojnë asnjërën nga masat e vendosura. Përballë kësaj situate ne jemi të detyruar që të ashpërsojmë masa”, ka shtuar ai.

Ministri Zemaj tha se sistemi shëndetësor mezi po arrin të menaxhojë gjendjen e tanishme, për këtë sipas tij nuk do të lejojnë që të rëndohet edhe më tej gjendja me Covid-19.

Comments