Zgjedhjet në Mal të Zi: Haradinaj uron Milo Gjukanoviqin

19

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët e Malit të Zi për zgjedhje të lira dhe demokratike presidenciale.
Haradinaj ndër të tjerash ka uruar edhe fitoren e presidentit të zgjedhur, Milo Gjukanoviq.

Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës shpreh gatishmërinë për bashkëpunim dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me Malin e Zi edhe në të ardhmen.

Ky është postimi i plotë:

Urime qytetarëve të Malit të Zi për zgjedhjet e lira e demokratike presidenciale. Poashtu, i uroj fitoren presidentit të zgjedhur, Milo Gjukanoviq.

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh gatishmërinë për bashkëpunim dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me Republikën e Malit të Zi edhe në të ardhmen, në të mirë të të dy popujve tanë, për perspektivën euro-atlantike!

RH

Urime qytetarëve të Malit të Zi për zgjedhjet e lira e demokratike presidenciale. Poashtu, i uroj fitoren presidentit të…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Sonntag, 15. April 2018

Comments