Zhbogar: Shenja pozitive në përmirësimin e situatës në media

50

Deutsch-ABC

Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar vlerëson se ka shenja pozitive në përmirësimin e situatës në media. Në një debat për edukimin mediatik që u mbajt në Qendrën Loja në Tetovë, Zhbogar tha se është ulur presioni ndaj mediumeve dhe se të njëjtat nuk financohen nga Qeveria. Megjithatë ai tha se ka shumë punë për tu bërë në fushën e rregullimit të mediave. Ajo që duhet bërë në të ardhmen sipas panelistëve në debat është zhvillimi i mendimit kritik edhe atë jo vetëm në media por edhe nëpër shkolla.

MÖBEL THEMA

Mendoj se po shihen ndryshime. Mendoj se vërehet se ka më pak presion ndaj medieve. Qeveria nuk i financon mediat pra nuk lëshojnë reklamat në medieve sepse kjo ishte mënyra e të pasurit ndikim në media në të shkuarën. Pra, përfundimisht shohim më tepër vështrime kritike drejtuar Qeverisë apo institucioneve për dallim nga e kaluara, por përfundimisht nuk themi dot se mediat nuk përballen me probleme – deklaroi Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së.

Është me rëndësi të përmendet se publiku më i ri anon shumë kah informimi online, pra përsëritemi me atë që u tha më herrët dhe ashtu siç rritet mosha rritet edhe përqindja e atyre që kalojnë në informim përmes televizionit. Tani çka iu intereson më tepër? Më së tepërmi qytetarët tanë janë të interesuar për politikën, pra politika ndiqet nga gjysma gati e të anketuarve – tha Aleksandra Temenugova, Instituti për Studime të Komunikimeve./alsat-m

Comments