Zhduket 16 vjeçarja nga Kaçaniku, flet nëna e saj!

251

16 vjeçarja, Viola Guri nga Kaçaniku ka dalë nga shtëpia e saj në orën 08:00 të mëngjesit dhe nuk është kthyer më.

Për zhdukjen e saj është lajmëruar edhe Policia e Kosovës, me ç’rast edhe po vazhdojnë hetimet.

 

Indeksonline ka biseduar me familjaret e 16 vjeçares pak më parë, dhe të njëjtit janë shprehur tejet të shqetësuar për vajzën e tyre.

 

MÖBEL THEMA

Të njëjtit kanë treguar se për herë të fundit ajo është parë në qytetin e Prizrenit.

“Po ajo ka dalë me shku në shkollë në ora 8 të mëngjesit dhe nuk është kthyer më. Sigurisht që jemi shumë të shqetësum. Edhe mbrëmë Policia e ka zënë duke e kalu kufinin, diku në Ferizaj pastaj e kanë kthyer në shtëpi. Nuk po dijmë asgjë për fatin se saj, jemi të brengosur pasi që ajo është si tip i mbyllur dhe nuk bisedon shumë me asnjë njeri, frikësohemi se mos ndokush po i bënë ndonjë gjë të keqe”, ka thënë ajo gjatë bisedës për Indeksonline.

Të gjithë ata që kanë informacione për vendodhjen e Violes, mund të lajmërohen në numrin kontaktues +38345612208. /Indeksonline/.

Comments