Zhvillim i ri për Coutinhon, del në skenë Bayern Munchen

49

 

Kohët e fundit u fol se Philipe Coutinho ishte pranë transferimit në Premier Ligë, me Arsenalin dhe Tottenhamin, të interesuar për të.

Gjithsesi merkato në Angli tashmë është mbyllur, lojtari vazhdon të jetë pjesë e Barcelonës, por jo edhe për shumë kohë.

MÖBEL THEMA

Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, në gjurmët e lojtarit është vënë Bayern Munchen, të cilët mund të nisin një ofertë për të në të ardhmen.

Pas transferimit të Griezmann te katalanasit Coutinho shihet si i tepërt dhe një largim i tij do të ishte shumë i mundshëm.

Në një vit e gjysmë te spanjollët, 27-vjeçari ka treguar një formë jo të mirë dhe kjo i shtyn drejtuesit dhe lojtarin të mendojnë largimin e tij nga “Camp Nou”.

Comments