Ziberi: Çairi është zona më e nxehtë për momentin për nga numri i të infektuarve me coronavirus

95

Çair është zona më e nxehtë për momentin dhe ka numrin më të madh të të infektuarve të rinj, tha drejtori i Qendrës për Shëndet Publik – Shkup, Arben Ziberi, për emisionin “Top tema”.

MÖBEL THEMA

“Por komunat e tjera gjithashtu janë në rrezik. Për krahasim, në kulmin më të madh në muajin prill në Saraj nuk kemi pasur asnjë të infektuar, por kemi pas një periudhe prej dy deri në tre javë ku në Saraj numri i të infektuarve të rinj po rritet, por ato ishin lokalizuar në disa fshatra, në disa familje.

Gjatë javës së fundit, kemi parë që situata në Saraj po stabilizohet. Studeniçani është problem për momentin, gjithashtu edhe Haraçina, dhe në Qendër janë regjistruar raste të reja, pra në të gjitha komunat e Shkupit kemi raste të reja dhe kjo është arsyeja pse kemi marrë një vendim që nuk mund t’i izolojmë vetëm Bashkinë e Shkupit”, tha Ziberi./Telegrafi/

Comments