Zjarri në Tetovë, Mexhiti: Dorëheqjet duhet të pranohen, nuk ka dilema

76

Deputeti i BDI-së, IZet Mexhiti deklaroi sot se dorëheqjet e ofruara të ministrit të shëndetësisë dhe zëvendësit të tij, Venko Filipçe dhe Ilir Hasani, duhet të pranohen. Ndërkohë që theksoi se për çështjen se nëse ka fajtor dhe kush është fajtori do të debatohet kur çështja të shkoj në kuvend, shkruan Alsat.

Moebel THEMA

“Unë mendoj se si temë do e trajtojmë si temë kur të vije në parlament, do të thotë aty do e themi fjalën kryesore. Tash për tash mendoj se vetëm në aspektin moral është mirë që kanë dhënë dorëheqje, pa marr parasysh procedurat që duhet të shkojnë deri në fund, të shihet a ka fajtor dhe kush është fajtori në atë drejtim. Dhe më tepër nuk duhet ta keqpërdori… Mendoj që nuk ka dilemë, kanë dhënë dorëheqje dhe ato duhet të pranohen ato dorëheqje, mendoj vetëm si akt moral, sepse në qytetet e zhvilluara demokratike, nga pozicioni që e mban, nuk do të thotë që e ke përgjegjësinë drejtpërdrejt, por kur ndodh një fatkeqësi, do të thotë ministri i transportit apo ministrat e tjerë japin dorëheqje për shkaqe morale, dhe këtu nuk kam aspak dilemë”, deklaroi Izet Mexhiti, deputet i BDI-së.

Comments