Zjarri përfshin një ndërtesë në Tetovë, evakuohen banorët

27

Një zjarr ka përfshirë një ndërtesë gjashtë katëshe në bulevardin Ilirija në Tetovë.

Zjarri ka filluar rreth orës 13 në mesditë, ndërsa dyshohet se edhe kësaj radhe shkak për këtë zjarr ka qenë mos pastrimi ioxhakut.

Fatmirësisht banorët janë larguar mënjëherë ndërsa dy banoreve u është dhënë ndihmë e parë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetë. Zjarrfikësit kanë dalur në vendngjarje dhe kanë lokalizuar mënjëherë zjarrin.

Krahas kësaj, edhe dëme të mëdha materiale nuk janë shkaktuar.Dyshohet se zjarri fillimisht ka shpërthyer në oxhakun në katin e parë shkruan ekspress.

Kjo nuk është hera e parë që në ndërtesa më të mëdha shumëkatëshe në Tetovë ndodhin zjarre.Fatmirësisht në të dy zjarret nuk ka patur viktima, por dëmet materiale kanë qenë të mëdha.Autoritetet vazhdojnë të bëjnë apel që qytetarët të pastrojnë oxhaqet në kohë sepse një nga arsyet krysore për shpërthimin e zjarrit është edhe mos pastrimi I oxhaqeve.

Comments