Zvicër, vriten babai dhe djali i tij nga Maqedonia e Veriut

896

Në vendin Sorens, kantoni Friburg  në Zvicër janë vrarë Naum Kolev (47) dhe djali i tij Done (23) nga fshati Mokrievo, Strumicë. Trupat e tyre dje janë gjetur në një fermë për kuaj, publikuan mediumet zvicerane.

MÖBEL THEMA

Sipas internet portalit zviceran “20 minuta”, “babai dhe djali i tij, të moshës 47 dhe 23 vjeçarë, me vendbanim në kantonin Vaud, janë gjetur të vdekur në rajonin Sorens. Ata me siguri janë vrarë me armë zjarri, vlerëson policia në kantonin Friburg”, shkruan ky portal.

Sipas mediave zvicerane, për vrasjen dyshohet një burrë 30-vjeçar i cili u arrestua dhe e ka pranuar involvimin në këtë vrasje.

Comments