Zviceranët blejnë më shumë online

69

Më shumë se gjysma e zviceranëve blejnë online të paktën një herë në muaj. Paratë nuk shkojnë vetëm jashtë vendit.

Mbi gjysma e banorëve të Zvicrës blejnë mallra dhe shërbime në internet të paktën një herë në muaj.

MÖBEL THEMA

“Sipas vlerësimit tonë, vlera e mallrave dhe shërbimeve në internetit në Zvicër, vitin e kaluar ishte rreth 12.2 miliard franga zvicerane”, thotë profesori Thomas Rudolph, drejtor i Qendrës Kërkimore për Menaxhimi të Tregtisë i Universitetit të St. Gallenit.

Blerësit online kanë shpenzuar mesatarisht në vitin 2018 rreth 164 franga sipas studimit të fundit në Internet nga Universiteti i St Gallen.

Comments