Zyrtare: Fernando Hierro merr drejtimin e Spanjës pas shkarkimit të Lopeteguit

80
Loading...

Fernando Hierro është emëruar trajner i Spanjës për ta udhëhequr Kombëtaren në Kupën e Botës në Rusi.

Ish-legjenda e Spanjës dhe Real Madridit Hierro do ta drejtojë ekipin kombëtar gjatë Botërorit që nis nesër në Rusi, transmeton Gazeta Express.

Sot më herët, Federata e Futbollit të Spanjës e shkarkoi Julen Lopetegiu duke i tronditur të gjithë. Shkakrimi i tij erdhi si pasojë e marrëveshjes që Lopetegiu e kishte bërë fshehurazi me Real Madridin për t’u ulur n stolin e këtij të fundit pas përfundimit të Botërorit.

Presidenti i Federatës spanjolle tha se ata nuk kishin qenë në dijeni dhe e kishin kuptuar se Lopetegiu do t’i bashkohej klubit madrilen vetëm pesë minuta para se lajmi të bëhej publik.

Hierro do të debutojë të premten kur Spanja zhvillon ndeshjen e parë në grup kundër Portugalisë

Loading...
Comments