Sport — September 13, 2017 at 2:11 pm

ZYRTARE/ Katastrofë për Juventusin, dëmtohet blerja e bujshme

by

Një lajm i hidhur vjen për Juventusin. Mattia De Sciglio raportohet e ka ndrydhur kyçin e këmbës gjatë humbjes 3-0 të Juventusit ndaj Barcelonës në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Champions League.

Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, De Sciglio pasditen e sotme do të kryejë ekzaminimet mjekësore për të kuptuar shkallën e lëndimit, shkruan SYRI.net.

Si pasojë, paraqitja e mbrojtësit të djathtë në ndeshje kundër Sassuolos në Serie A mbetet në dyshim.

Megjithatë, sipas kësaj gazete Mario Mandzukic dhe Giorgio Chiellini do të rikthehen në skuadër për këtë ndeshje.

Comments

comments