Zyrtare: Ndeshja Maqedoni-Kosovë zhvillohet në Shkup

201

Sfida gjysëmfinale e Ligës së Kombeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, do të zhvillohet në Shkup dhe arenën kombëtare “Todor Proeski”.

Për televisionin shtetëror të Maqedonisë e deklaroi sot kryetari i Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini.

MÖBEL THEMA

Edhe përkundër thashethemeve të shumta se ky duel, mund të zhvillohet në Strumicë, megjithatë, i njejti, sipas gjitha gjasave do të luhet në Shkup, aty ku pritet të krijohet një atmosferë e shkelqyeshme.

Si federatë, punojmë për të mirën e futbollit dhe do të bëjmë gjithçka të mundshme që ky duel të kaloj në mënyrën më të mirë të mundshme, deklaroi mes tjerash Sejdini.

“Gjysëmfinalja Maqedoni e Veriut – Kosovë do të luhet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup. Ne punojmë për tu kënaqur të gjitha, pasi mbi të gjitha, futbolli luhet për spektatorët, për ata që do të vijnë ta ndjekin atë ndeshje” – deklaroi Sejdini. /Indeksonline/

Comments