Zyrtare: Qatip Osmani trajneri i ri i FC Shkupit

86

Këtë mëngjes Shkupi zyrtarisht ka një trajner të ri, legjendarin Qatip Osmani, strategun kampion të Shkendisë. Pasi u nda me Shkendijen e tij dy javë më parë, Osmani kishte disa oferta, por zgjodhi atë të Shkupit. Zbulojmë se ka pasur bisedime përfundimtare vonë mbrëmë dhe që nga sot në mëngjes Osmani është emëruar zyrtarisht shefi i ri i stafit teknik të Fc Shkupit. Gjatë ditës ai do të promovohet nga udhëheqesia e klubit.

MÖBEL THEMA

Kështu që pas Umit Karan dhe Bulent Akin, Shkupi u vendos për një zgjidhje në shtëpi, dhe asnjë gabim. Qatip Osmani, pasi fitoi tre tituj me Shkendija, është një nga trajnerët tanë më të mirë  në historinë e LPFM.

Përndryshe Osmani do të bëjë debutimin e tij si trajner i Shkupit të Dielën me Akademia Pandev, në ndeshjen e raundit të 7-të në LPFM. /Faktiditor.ch/

Comments