ZYRTARE: Skriniar vendos për të ardhmen

89

Skriniar ka qenë i shumëkërkuar nga top-klubet si Barcelona dhe Manchester City, por ‘Zikaltërit’ punuan fortë për ta bindur mbrojtësin sllovak të rinovojë.

‘’Bashkë. Sepse bashkë jemi më të fortë’’, thuhet në njoftimin e Interit për rinovimin e kontratës së tij, përcjell lajmi.net.

MÖBEL THEMA

‘’Milan Skriniar dhe Inter kanë të njëjtat synime. Dhe kjo është arsyeja pse FC Internazionale Milano ka zgjatur kontratën të mbrojtësit të Sllovakisë deri më 30 qershor 2023’’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit italian.

Skriniar u transferua në ‘Giueseppe Meazza’ në verën e vitit 2017 dhe ka pasur paraqitje mbresëlënëse me ekipin e Spallettit.

Në sezonin e tij të parë, ai ka luajtur 38 ndeshje (të gjitha) në Serie A dhe ka fituar 221 duele, mbrojtësi i tretë më i suksesshëm në ndërhyrje në Serie A. /Lajmi.net/

Comments