„ПОЛИЦИЈА – POLICIA – POLICE“ – Uniformat e policisë u bënë tregjuhëshe
Në Shkup dhe në komunat tjera ku së paku 20 për qind e qytetarëve nga komunitetet jetojnë.
Në qytetin e Shkupit, në komunat në qytetin e Shkupit dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase, shenjat në uniformën bazë janë: mbishkrimi „ПОЛИЦИЈА”, „POLICIA”, „POLICE”, mbishkrimi „СООБРАЌАЈНА ПОЛИЦИЈА“, „POLICIA E TRAFIKUT”, „TRAFFIC POLICE”, emblema „ПОЛИЦИЈА”, „POLICIA”, „POLICE”, emblema „ГРАНИЧНА ПОЛИЦИЈА”, „POLICIA KUFITARE”, „BORDER POLICE”, emblemë në formën e një mburoje me përmasa të reduktuara dhe një distinktiv metalik për kapele, thuhet në Urdhëresë.
Edhe stemat e Njësisë së Policisë së Ndërhyrjes bëhen tregjuhëshe.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, vitin e kaluar njoftoi se më së voni deri në mars të këtij viti uniformat e policëve do të jenë dygjuhëshe – në maqedonisht dhe në shqip.
– Të gjitha procedurat që uniformat e policisë të jenë në dy gjuhë zbatohen nga marsi 2023. Kjo rregullore ka hyrë në fuqi në ditën e tetë pas miratimit dhe do të fillojë të zbatohet jo më vonë se një vit pas hyrjes në fuqi, më saktë më 26 mars 2023, tha Spasovski./Faktiditor.ch/