Djali sirian, imazhi i të cilit shokoi botën, takohet me prindërit
5-vjeçari që u bë simbol i horrorit dhe tragjedisë së luftës në Siri kur një foto e tij ndërsa ishte i gjakosur dhe i mbytur nga pluhuri u bë virale, më në fund arriti të ribashkohet me prindërit e tij fati i të cilëve nuk dihej pas sulmit ajror.
Omran Daqneesh dukej i traumatizuar teksa qëndronte vetëm i ulur në sediljen e ambulancës, pasi e morën nga rrënojat e shtëpisë së tij në Alepo, qytezë e cila është shkatërruar nga sulmet ajrore.
Një infermiere që mjekoi 5-vjeçarin tha se Omran nuk derdhi asnjë pikë loti të vetme derisa u ritakua me prindërit e tij në spital pak momente pasi ai kishte mbërritur.
“Ai nuk thoshte gjë tjetër veçse kërkonte prindërit, madje asnjë ankesë nuk doli nga goja e tij për plagët që kishte,” tha infermierja.
“Vetëm kur pa prindërit pastaj filloi të qante. Dukej sikur ishte në gjumë, jo pa ndjenja por i traumatizuar, i humbur”, tha ajo.
Doktorët në fillim u frikësuan se mos djaloshi kishte dëmtime të brendshme për shkak se nuk reagonte. Por fatmirësisht plagët e Omran ishin sipërfaqësore dhe infermieret ishin në gjendje t’i fashonin plagët.
https://www.youtube.com/watch?v=bZw3VpGPqM4