​Krasniqi: Vetëvendosja provoi ta manipulojë Lëvizjen Besa, e pengova unë (Video)

1,226
wrwrwrrwrwr

 

Sonte në emisionin “Komiteti”, shkrimtari dhe gazetari shumëvjeçar, Milazim Krasniqi, ka folur për zgjedhjet në Maqedoni, skenës politike të së cilës i është shtuar edhe Lëvizja Besa.

Krasniqi ka thënë se kjo parti, themeluesit e të cilës i ka miq të mirë, do të ishte zgjedhje e duhur e shqiptarëve të Maqedonisë, pas skandaleve të BDI’së së Ali Ahmetit.

Pas krijimit të kësaj partie janë shfaqur edhe përkrahjet e para për të, nga personalitetet dhe parti politike, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ka pasur tendencë nga VV’ja që ta marrë nën kontroll. Ndoshta njëri nga njerëzit që ka dhënë kontribut që kjo të mos ndodh jam unë”, ka thënë Krasniqi në “Komiteti”.

Ai ka shtuar se VV’ja ka mision shkatërrimtar në Kosovë dhe nuk do të duhej që kjo të bartej edhe tek shqiptarët e Maqedonisë.

 

Comments