​Mbrojtja e Oliver Ivanoviqit nuk e do gjyqtarin shqiptar

1,548
fresco

midle

Seanca a parë për shqyrtimin e ankesës së mbrojtjes së Oliver Ivanoviqit ndaj aktgjykimit të shkallës së parë, është shtyrë për shkak të kërkesës së mbrojtjes për përjashtim të gjykatësit shqiptar nga përbërja e Kolegjit gjyqësor.

Seanca ishte paraparë të mbahej nesër. Për ankesën e Oliver Ivanoviqit, të dënuar me nëntë vjet burgim për krime lufte kundër shqiptarëve, do të vendoset, transmeton rts, pasi që kryetari i Gjykatës së Apelit të shqyrtojë e të marrë vendim për kërkesën e mbrojtjes që nga kolegji gjyqësor të përjashtohet gjykatësi shqiptar. Kolegjin gjyqësor për shqyrtimin e ankesës e përbënin Driton Muharremi, Radoshi Petrov dhe Ana Bednarek, e atë e kryeson Petrov. Ivanoviq në burg është që nga 27 janari i vitit 2014.

Comments