​SOT DHE NESËR SHFAQET SUPËRHENA, MOS E HUMBISNI

995

Hëna do të jetë më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht, nesër, do të thotë të hënën – 14 nëntor, 2016.

Pikërisht, pas 68 vitesh hëna e plotë do të shfaqet më e madhe sesa ajo e vitit 1940. Hëna do të jetë rreth 14 për qind më e madhe dhe 30 për qind më e ndrishme krahasuar me ditët tjera. Ajo do të jetë interesante të shikohet, madje edhe me sy të lirë.

Çfarë është superhëna dhe çfarë e bën atë të ndodhë?

Orbita e hënës rreth tokës nuk është e përsorur. Kjo është elipsë, një formë disku – më shumë e gjerë sesa e gjatë. Kjo do të thotë si hëna ndjek këtë orbitë – nganjëherë është më afër e nganjëherë më larg Tokës. Në perigje, vendi më i afërt i orbitës me Tokën është rreth 31,068 milje, transmeton lajmi.net

Moebel THEMA

Ndërkohë, ne shohim fazat e ndryshme të hënës, varësisht proporcionit të diellit me hënën dhe hënës me tokën.

Këto dy fenomene nuk përputhen gjithmonë, por kur e bëjnë – astronomët e quajnë këtë dukuri si “Super Hënë”. Kjo ndodh rreth një në çdo 15 hëna të plota.

Nëse ju jeni ose jo të impresionuar, këtë duhet ta thoni pasi ta shihni nesër “Super Hënën” dhe bukurinë e kozmosit.

Ajo do të duket përafërsisht kështu:

Hënën do të mund ta shihni rreth orës 11:30 dhe 13:30 të ditës./lajmi.net

Comments