​Vojvodina kërkon referendum njësoj si “Republika Srpska”

1,644
fresco

 

midle

Pas referendumit të jashtëligjshëm të zhvilluar në Bosnjë nga “Republika Srpska” edhe Krahina e Vojvodinës në Serbi kërkon një referendum të tillë.

Propozimi ka ardhur nga kreu i Lidhjes SocialDemokrate të Vojvodinës, (LSV) Nenad Çanak, i cili thotë se referendumi është akti më i lartë demokratik. Tri vite më parë, Gjykata Kushtetuese në Serbi ka anuluar statusin e Vojvodinës, vendim të cilin LSV-ja e ka konsideruat të turpshëm.

 

“Ne besojmë se presidenti Tomislav Nikoliq, mirëpret propozimin tonë”, tha ai në deklaratë.

 

“Fqinjët tanë kanë emrat e tyre të njohur ndërkombëtarisht. Retorika për ‘tokat serbe’ ishte një pjesë e politikës luftënxitësve të presidentit Nikoliq”, shtoi ai.

 

Çanak thotë se Nikoliç ka poshtëruar Serbinë, duke pretenduar se referendumi duhet të mbetet një “letër e vdekur”, duke shtuar se presidenti serb me deklaratat e tij u bashkua me pjesën më ekstreme të shoqërisë.

 

Vojvodina kërkon autonomi nga Serbia, duke pretenduar që qytetin Novi Sad ta shpallë kryeqytet të saj. Krahina është banuar kryesisht nga boshnjakë.

Comments