10.000 të vdekur në luftën që bota e ka harruar prej kohësh

315
fresco

10.000 të vdekur në luftën që bota e ka harruar prej kohësh

Bota është duke e injoruar dhe krizën e përkeqësuar humanitare në Jemenin e shkatërruar nga lufta, ka thënë zyrtari i lartë humanitar i OKB-së, Jamie McGoldrick.

Gati dy vite të luftës mes koalicionit që udhëhiqet nga Arabia Saudite dhe lëvizja aleate e Iranit, Houthi, e kanë përkeqësuar gjendjen e vështirë të miliona njerëzve në Jemen.

Madje edhe para fillimit të konfliktit në mars të vitit 2015, Jemeni po vuante nga një krizë humanitare, përfshirë urinë e gjerë të sjellë nga dekada varfërie dhe mosmarrëveshje ndërkombëtare.

Më shumë se 10.000 njerëz janë vrarë dhe gati 37.000 të tjerë janë plagosur gjatë kësaj lufte dyvjeçare

Vetem gjysma e 28 milionë banorëve të Jemenit kanë mundësi te ushqehen sipas Kombeve të Bashkuara, dhe 7milionë prej tyre nuk e dinë se me cfar do të ushqehen vaktin e radhës.

“Humanizmi nuk funksionin më këtu ,” ka thënë McGoldrick për BBC-në.

“Bota ka mbyllur sytë ndaj asaj që po ndodh në Jemen… momentalisht kemi mungesë të madhe burimesh për këtë krizë, është e jashtëzakonshme,” ka thënë ai.

Më shumë se 10.000 njerëz janë vrarë dhe gati 37.000 të tjerë janë plagosur gjatë kësaj lufte dyvjeçare.

midle
Comments