10 sportistët më të paguar sipas ‘Forbes’

408

Ylli argjentinas ka arritur të udhëheq Barcelonën drejt sukseseve të mëdha në dekadën e fundit, teksa në aspektin personal ka fituar edhe pesë trofe të Topit të Artë.

Përveç të qenit i pari në sport rekordet e arritura, Messi kryeson edhe listën e sportistëve që kanë siguruar fitimet më të mëdha gjatë vitit të kaluar.

Revista ‘Forbes’ ka publikuar një artikull ku shkruan se Messi ka pasur të hyra vitin e kaluar deri në 127 milionë dollarë.

Messi ka lënë pas tij Cristiano Ronaldon, me 109 milionë dollarë, teksa renditja vazhdon me Neymar Jr.

10 lojtarët më të paguar në botë sipas ‘Forbes:

– Lionel Messi me 127 milionë dollarë

– Cristiano Ronaldo me 109 milionë dollarë

– Neymar Jr me 105 milionë dollarë

– Canelo Alvarez me 94 milionë dollarë

– Roger Federer me 93.4 milionë dollarë

– Russell Wilson me 89.5 milionë dollarë

– Aaron Rodgers me 89.3 milionë dollarë

– LeBron James me 89 milionë dollarë

– Stephen Curry me 79.8 milionë dollarë

– Kevin Durant me 65.4 milionë dollarë

Comments