10 të vdekur dhe 70 të lënduar nga shpërthimi në Meksikë


Një shpërthim i madh në një treg të famshëm të fishekzjarrëve në Meksikë, ka lënë të vdekur 10 persona.
Sipas Sky News, një zyrtar meksikan ka thënë se të paktën dhjetë njerëz kanë vdekur në shpërthim në tregun e fishekzjarrëve në Meksikë.
Gjithashtu, sipas një postimi në Twitter nga Policia Federale atje, të paktën 70 persona kanë mbetur të lënduar nga ky shpërthim.
Një video e postuar në rrjetet sociale, tregon se si një numër i madh i fishekzjarrëve kanë shpërthyer.