100 Luftëtarët që do të krijojnë historinë, luftën epike kundër Millosheviçit



- Në këtë foto shihet shumica e pjesëtarëve të Grupit të Dytë të dalë në Shqipëri
- Në këtë foto shihen shumica e pjesëtarëve të Grupit të parë të stërvitur në Shqipëri, udhëheqës i grupit Sali Çekaj
Tepër rrallë është shkruar për organizimet e para të luftëtarëve shqiptarë kundër okupimit serb. Përballë historisë reale, gjenden edhe përplotë copa historie virtuale, se UÇK është krijuar shumë më parë, dhe se ka pasur vazhdimësi, madje pa pas asnjë veprim në terren, dhe se realisht gjithë historitë që tregohen për vitet në vazhdim lidhen me mbi 100 ushtarët e stërvitur në Shqipëri për operacione speciale, edhe pse kjo stërvitje nuk zgjati shumë.
Sipas një marrëveshje ndërmjet strukturave udhëheqëse të Kosovës, dhe drejtuesve të shtetit shqiptarë, u dakorduan që Kosova të fillonte përgatitjet për luftë. Udhëheqja komuniste edhe pse nuk ishte e zjarrtë, për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës, pasi nuk kishte bërë thuaja asgjë apo më shumë dëm se dobi për shqiptarët në ish-Jugosllavi, ajo udhëhiqej qartazi nga koncepti i saj klasik, tashmë klasik se nga ‘Jugosllavia na mbron Kosova’. Pra, një Kosovë që do të mund ti krijonte sa më shumë problem Jugosllavisë, e tashmë Serbisë ekspansioniste të Millosheviçit, do të ishte mbrojtja më e mirë për Shqipërinë, e cila si pasojë e regjimit të dështuar komunist, ishte thuaja në shkërmoçje, mezi po mbijetonte. Edhe pushteti komunist i kishte ditët e numëruara.
Por, jashtë këtyre zhvillimeve dhe hulumtimeve të pabëra, qëndron e vërteta se brenda këtij grupi, ishin disa figura, të cilat do ta bëjnë historinë më vonë, edhe pse siç dihet, tre prej tyre do të shquhen në ngjarje të ndryshme.
Nga 54 ushtarët e stërvitur i pari që do të vritet dhe do të krijojë heroizmin, është Zahir Pajaziti nga Llapi, që shumë gjatë veprimet e tij, LPK-ja, e majta do të mundohet ta përdor se ai ishte uralidhëse, e ekzistencës së grupeve guerile të UÇK-së së krijuar prej, saj, asaj që ne ju referuam, si histori virtuale.
Zahiri do të ndërmerrë disa aksione në të cilat do të ketë disa viktima serbe, përfshirë zyrtarë serbë të njohur për vepra të rënda kriminale ndaj shqiptarëve, dhe të njohur për dhunë masive ndaj shqiptarëve. Ai do të vritet në rrethana të dyshimta, madje besohet se i kallëzuar tek organet serbe, pikërisht nga ata që pretendojnë ti marrin meritat se Zahiri ishte njeriu i tyre. Pra, edhe ky rast argumenton se e majta LPK-ja, kishte një degë bashkëpunimi me UDB-në serbe, ndryshe nuk kishte si të ndodhte dekonspirimi i Zahirit dhe rënia në pritë në vitin 1995.
Jo më pak i njohur deri në këtë kohë, është Adem Jashari, por kulmi i misionit të tij do të vij tek në vitin 1998, kur do të krijojë historinë e paprecedentë në botë, të flijimit të një familje të tërë, të po numrit të ushtarëve të grupeve guerile të stërvitura në Shqipëri, 54. Ky moment do të shënoj kthim radikal të situatës në Kosovës, pamjet trishtuese do të tmerrojnë shqiptarët, dhe po ashtu botën, dhe do ti bindin të gjithë se duhet organizim ushtarak apo luftë e mirëfilltë për tu ballafaquar me Millosheviçin para se të arrihet çlirimi. Edhe NATO-ja do të fillojë me përshpejtimin e planeve për ndërhyrje duke e ditur se çfarë kishte bërë Serbia në Bosnje.
Dhe i treti nga këta që do të vritet i fundit, është Sali Çekaj. Emri i tij jo vetëm për nga rastësia e të jetuarit, është ai që do ti lidhë emrat e tjerë. Por, është historia e këtyre grupeve dhe veprimi i tyre, ai që do të lidh emrat e dy të parëve me përfaqësimin e tij.
Sali Çekaj ishte ai i cili ndërlidhte këto figura, pasi ishte udhëheqësi i dy grupeve të stërvitura në Shqipëri, ndërsa Adem Jashari ishte pjesë e grupit të dytë. Dhe që pas ndërprerjes së ushtrimeve në Shqipëri, do të jetë po ky Sali që do të sjellë armatimin në Kosovës, dhe do të shpërndaj në gjithë Kosovën, për grupet guerile të Dukagjinit, Drenicës dhe Llapit.
Pra, ai ishte amza e këtij organizimi dhe strukture, ndërsa ai përfaqësonte dhe do të vazhdonte deri në vdekje, të ishte pjesë e organizimit institucional ndërsa pozitat që mund të kenë mbajtur të tjerët ishin si loj flirti në kërkim të gjetjes së sa më shumë mbështetje të njerëzve të gatshëm për luftë.
Sali Çekaj do të jetë edhe strumbullar i forcave të cilat e thyen kufirin në Koshare, pa urdhër madje as të Ministrisë së Mbrojtjes dhe as të shtabit të UÇK-së të njohur edhe si shtabi i “Rognerit”, sipas emrit të hotelit austriak në Tiranë, ku qëndroi gjatë luftës ky grup i përfaqësuar nga Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, Kadri Veseli etj.