122 TË VDEKUR NË AKSIDENTE GJATË KËTIJ VITI, 25 PREJ VIKTIMAVE JANË KËMBËSORË

124

Image result for aksidenti

Gjatë këtij viti ka pasur rritje të numrit të viktimave nga fatkeqësitë në komunikacion, ashtu që në krahasim me vitin e kaluar, numri i viktimave është për 4,10 për qind më i madh.

Kryetari i Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion, Stojçe Stamenkovski thotë se fatkeqësitë ndodhin si pasojë e pakujdesisë së vozitësve në komunikacion.

“Shkaqet më të shpeshta që ndodhin fatkeqësitë në komunikacion në Maqedoni me humbje jete të këmbësorëve janë shpejtësia e madhe, vozitësit të alkoolizuar, infrastruktura jo e përshtatshme e transportit, vëmendja jo e duhur e vozitësve e tjera”, u shpreh ai.

Derisa vitin e kaluar ka pasur 117 viktima që kanë humbur jetën në aksidente, nëntë mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 122 viktimave. Edhe ate 25 prej tyre janë këmbësor.

Sipas zëvendësministrit të brendshëm shtesë, Oliver Andonov me ligjin e ri për siguri në komunikacion janë krijuar kushtet për zvogëlimin e fatkeqësive në komunikacion, ku pjesëmarrës janë këmbësorët.

“Në këtë drejtim MPB-ja merr aksione për sanksionimin e kundërvajtjeve, por edhe kombinimin e masave parandaluese-edukative për veprim mbi vetëdijen e pjesëmarrësve në komunikacion. Masat represive jo gjithmonë kontribuojnë drejtë rezultateve dhe nevojitet të ndërmerren shumë aktivitete drejt të gjithëve kategorive të qytetarëve për uljen e pasojave”, tha ai.

Sipas raportit të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacion, gjatë nëntë muajve të fundit kanë ndodhur 2844 aksidente në komunikacion, ku kanë pësuar 4512 veta. Sipas traumotologut Viktor Kmailovski lëndime më të shpeshta në fatkeqësitë e komunikacionit janë thyerjet e ekstremiteteve të poshtme, si dhe lëndimet e rënda krano-cerebrale në pjesën e kokës nga goditjet e tjera.

Comments