145 vjeçari: Jam gati të vdes, e kam përgatitur varrin që në 1992 (FOTO)

166

Moebel THEMA

Mbah Gotho mendohet se është njeriu më i vjetër në botë.

Ai pretendon se është plot 145 vjeç.

Indioneziani ka lindur në vitin e largët, 1870.

Ai ka parë t’i vdesin 10 vëllezërit dhe motrat e tij, si dhe katër gratë që ka pasur, e fundit prej të cilave në vitin 1988.

Gotho thotë se është gati për të vdekur, por kjo nuk po ndodh.

Duke folur për mediat vendase, ai tha se e ka bërë gati varrin që në vitin 1992.

“Ajo që unë dua, është të vdes para nipërve të mi”, thotë ai.

Por, duket se vdekja e ka harruar Gothon.

Comments