15-vjeçari shqiptar goditet 9 herë me thikë, zbulohen kontaktet me mafien austriake

402

15-vjeçari shqiptar goditet 9 herë me thikë, zbulohen kontaktet me mafien austriake

Moebel THEMA

Rreth gjashtë orë Edon, F. ishte në një opresion urgjent në Wien-Liesing të Vienës, në Austri, të premten në mëngjes. Ai kishte nëntë plagë me thikë dhe kishte vuajtur shumë, por ishte e qartë se ai do të mbijetonte, shkruan ‘kurier.at’.

Policia, aktualisht e ka përcaktuar sulmin ndaj tij si tentativë vrasje. Megjithatë, nuk ka asnjë gjurmë kush mund ta ketë bërë këtë, por djaloshi ka të ngjarë që të ketë pasur kontakte me bandën kriminale, “Goldberg”.

Një përfaqësues i lartë i “Goldberg” ishte në listën e miqve të “Facebook”-ut të djaloshit 15-vjeçar. Gjithashtu një anëtar tjetër i këtij grupi, duket se ka pasur kontakt me viktimën, raporton “albinfo”.

Është e qartë se Edon F., ka rrënjë shqiptare dhe ka punuar si nxënës në një kompani të njohur të ndërtimit. Ai, duke dalë nga shtëpia është goditur direkt. Ai ishte ngjitur zvarrë në shtëpinë e tij, madje ishte goditur para vëllait të tij dhjetë-vjeçar.

Babai i tij ka thënë se nuk mund të imagjinojë se djali i tij ka pasur armiq. Ai gjithashtu nuk e di motivin e kësaj ngjarje trishtuese.

Kjo ngjarje ende ka mbetur mister. Arma e vrasjes ende nuk është siguruar, kurse nuk ka as dëshmitarë. Edhe vëllai i tij i madh ka thënë se nuk kanë pasur armiq.

Comments