15 vjetori i nënshkrimit të Marveshjes së Ohrit: Garantues ishte faktori ndërkombëtarë

116

Moebel THEMA

Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit sot me fillim nga ora 14 në Kodrën e Diellit në Tetovë do ta përkujtojë ditën e nënshkrimit të kësaj marrëveshje me një konferencë. Përndryshe, sot është përvjetori i 15 i kësaj marrëveshje. Partitë opozitare e quajnë si të vdekur kurse partitë në pozitë e quajnë si pjesë të rëndësishme të funksionimit të shtetit.
Nëshkrues të kësja marrëveshje kanë qenë, kryetar i PDSH-së Arbër Xhaferi, Imer Imeri nga PPD, Branko Cërvenkovski nga LSDM, Lupco Georgievski nga OBRM-PDUKM dhe kryetari i atëhershëm i Maqedonisë Boris Trajkovski.
Garantues ishte faktori ndërkombëtarë.
Realizimi i plotë i kësaj marrëveshje nuk ka ndodhur në shumë institucione të vendit, sa i përket rritjes së përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore.
Probleme në realizimin e saj kanë filluar qysh në Kushtetutë, ku shqiptarët nuk njihen me emrin e tyre etnik, por si bashkësia etnike mbi 20 për qind. Ndërsa dhjetëra probleme janë shkaktuar edhe në aspektin e zbatimit të saj praktik, përmes respektimit të ligjeve.
Ligji për gjuhët dhe flamurin, zyrtarizon pjesërisht si gjuhë zyrtare gjuhën shqipe, duke mos përfshirë tërë territorin e vendit.
Gjuha shqipe është zyrtare në komunat ku shqiptarët janë mbi 20 për qind, ndërsa akoma nuk behet implementimi i saj në institucione qendrore. Ligji për përdorimin e flamurit mundëson përdorimin e tij në komunat ku shqiptarët janë mbi 50 për qind, por me ndryshimet e fundit ligjore flamuri shqiptar është me përmasa tre herë më të vogla për dallim nga flamuri shtetëror maqedonas.
Comments