15 vjetori i rënies heroike të komandant Rokit

93

 

Është përkujtuar me rastin e 15 vjetorit të rënies heroike komandanti Rahim Beqiri (Roki) me homazhe dhe kurora lulesh para lapidarit të vendosur në fshatin e tij të lindjes në Kopërrnicë të Kamenicës dhe homazhe para varrit të varrezave të dëshmorëve në Kamenicë.

Moebel THEMA

Në vendlindjen e dëshmorit te lapidari i komandant Rahim Beqiri i njohur si komandant “Roki”, ishin tubuar bashkëluftëtarë, e qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare për ta nderur figurën e dëshmorit i cili mori pjesë në tri luftërat që u zhvilluan në trojet shqiptare për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Rahim Beqiri lindi më 1 janar të vitit 1975 në Kopërnicë të Kamenicës së atëhershme. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesme e kreu në Dardanë. Si i ri kyçet në Lëvizjen Popullore të Kosovës nga ku më pas sistemohet në luftën për çlirimin e Kosovës. Pas mbarimit të luftës në Kosovë, ai nuk rri i qetë, por u del në ndihmë vëllezërve në Luginën e Preshevës.

I armatosur me përvojë të jashtëzakonshme, strategji luftarake e zemër fisnike, Rahim Beqiri kyçet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ku nga Shtabi i Përgjithshëm emërohet dhe merr detyrën e Komandantit të batalionit.

Rahim Beqiri plagoset rëndë në Drenovec të Tetovës, Gjatë dy ditëve, në kushte lufte transferohet në Spital të Prishtinës ku mjekët bënë të pamundurën por nuk arritën ta shpëtojnë nga vdekja. Rahim Beqiri ndërron jetë më 1 gusht të vitit 2001, ndërsa varroset më 2 gusht pranë shokëve të tij në varrezat e dëshmorëve në Dardanë.

Comments