
Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demalijaj tashmë ndodhet në prangat e Policisë së Kosovës.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëvendësprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ibrahim Berisha.
“Deputeti Demalijaj është arrestuar. Priten procedurat e tjera në vijim”, tha shkurt Berisha për Gazetën Express.

Shkimbin Demalijaj është intervistuar sot për shkak të kërcënimeve që i ka bërë ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj.
Ai po dyshohet për veprën penale “kanosje”.
Demaliaj më parë gjatë një interviste në televizionin publik ka kërcënuar ish-prokurorin Elez Blakaj, i cili ka hetuar listat e rrejshme të veteranëve, për të cilat akuzohet edhe Demaliaj.
Përveç kësaj, deputeti Blakajn e ka quajtur edhe bir kudre.