16 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në Amerikë (Foto+Video)

271

Ditën e sotme përkujtohet ngjarja më tragjike në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sulmi terrorist i 11 Shtatorit 2011.

Kanë kaluar 16 vite që kur Amerika dhe e gjithë bota u trondit nga sulmi terrorist, që u mori jetën rreth 3 mijë personave.

Ishte 11 shtatori i vitit 2001, kur dy avionë të rrëmbyer nga terroristët goditën kullat binjake në Nju Jork dhe u sulmua Pentagoni.

Kjo ngjarje tragjike shënoi fillimin e fushatës së përgjithshme amerikane dhe perëndimore kundër terrorizmit, e cila rezultoi me luftërat në Afganistan dhe Irak, me hapjen e burgut në Guantanamo, përforcim të masave të sigurisë dhe agjencive në favor të së drejtave të njeriut, me rritje të buxhetit ushtarak.

Ndërkohë sulmet në vitin 2001 u kryen nga pjesëtarë të grupit terrorist Al Kaeda. Lufta kundër terrorizmit ende vazhdon, por Al Kaedan, lideri i të cilës Osama bin Laden është vrarë, e zëvendësuan degët e saj dhe Shteti Islamik, kundër të cilëve zhvillohen luftime në Lindjen e Afërt, në Siri dhe në Irak.

Comments