167 kg kanabis në banesë, pranga 40 vjeçarit
Rreth 167 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruar nga policia e Lezhës, ndërsa është arrestuar personi i cili posedonte lëndën narkotike.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku policia, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Marko Tushaj, 40 vjeç, banues në Mirditë, shkruan gazeta Shekulli.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 167 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Mësohet se materialet në ngarkim të 40 vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor.