SHKRUAN :IZET ZEQIRI
Qeveria e Maqedonisë me propozim ligj siguron 10 milion euro para për financimin e blerjes së autobusëve të rinj “tre katësh” për Qytetin e Shkupit. Shuma e përgjithshme e projektit është 12 milion euro, prej të cilave 10 milionë do të sigurohet nëpërmjet një kredie që do ta paguajn gjithë qytetarët e Maqedonisë të cilët në qytetet e tyre nuk kanë as transport publik, bile edhe as një autobus të vetëm..
Qeveria vazhdon te jetë e fokusuar vetën në zhvillimin e Shkupit. Rajoni i Shkupit me 1,86 indeks te zhvillimit ekonomik dhe social kurse rajoni Pollogut 0.18. Ky raport nuk ekziston në asnjë vend të botës.