18 vite nga vrasja e Akademikut Fehmi Agani

327

 

Mr.Donika Hoti

Sot me 6 maj të vitit 2017 bëhen 18 vite nga vrasja e një figurë e cila la gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe pavarësinë e Kosovës, kontributi i tij njihej më shumë në fushën shkencore, në arsimin dhe mendimin shkencor shqiptar, ku përmes tij dolën edhe shumë personalitete të ndritura të shoqërirsë sonë, ku ishte filozof, sociolog, politikolog, gazetar, këshilltar dhe akademik dhe njëri ndër figurat kryesore rreth hapjes së “Akademisë Shkencave dhe Arteve” dhe mbështetesi figurës së akademikut Esat Mekulit dhe drejtori parë i “Institutit Albanologjik”, ku është njëri ndër institucionet më të larta kërkimore dhe shkencore, e cila e luante funksionin e “Akademisë së Shkencave dhe Arteve” deri në vitin 1975, përmes këtij institucionin dolën në sipërfaqe hulumtuesit dhe shkencëtarët më të ndritur të Kosovës.

Si erdhi vrasja e akademikut FehmiAganit? Në një rrethanë të jashtëzakonshme e cila ende nuk është e qartë rreth vrasjes së akademik Fehmi Aganit nga ana e “Doktrinës së shenjtë serbe”, ai së bashku me rrethin e tij familjar, tentoi ta linte Kosovën për të ikur si refugjatë në Maqedoni si mijëra shqiptarë të tjerë nga Kosova. Në kufirin e Maqedonisë treni fatkeqësisht ishte kthyer mbrapsht.Në stacionin e trenit me lokacion në Fushë-Kosovë, policia serbe e kishte ndalur trenin dhe fatkeqësisht i kishte urdhëruar të gjithë të zbrisnin. Dëshmitar okolar dhe dëshmit e ndryshme të botuar anë shtyp theksojnë se z.Agani ishte marrur me një autobus më disa burra të tjerë shqiptarë ose i vetëm me forcën policore në një automobil privat. Kufoma e tij u gjet me 7 maj të vitit 1999 në një buzë të rrugës që ishte e mbuluar me baltë, pranë qytetezës së Lipjanit. Sipas pretendimeve të qeverisë serbe z.Agani ishte vrarë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në mënyrë që ta pengonin rolin e negociuesit që i’a kishte besuar presidentit Rugova me qeverinë serbe në Konferencën e Rambujesë.

Një ditë pas vrasjes z.Aganit, me një deklaratë të publikuar policia serbe kishin fajësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kinse e kanë mbajtur të izoluar për arsyeje që ta pengojnë angazhimin e tij në negociatat në mes presidentit Rugova dhe Qeverisë Serbe.

Për nder të kontributit të tij si profesor dhe si akademik tashmë është ngritur edhe shtatorja e tij në oborrin e Fakultetit Filologjisë pranë kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Personalitetii tij vlerësohet lartë nga çdo qytetar dhe intelektual i Republikës së Kosovës dhe falë kontributit të tij si drejtor i parë i “Institituti Albanologjik” dhe themeltari “Fakultetit të Sociologjisë” dhe ishte pjesë përbërëse e delegacionit shqiptarë në “Konferencën e Rambujesë”, ku u përcaktua parandalimi i gjenocidit të regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ndërsa pas viteve 90-ta ishte pjesëmarrës aktiv në skenën politike në Kosovë. Figura e tij është nderuar me këto mirënjohje shtetërore si: “Urdhri Hero i Kosovës”, mirënjohje kjo e cila i dhurohet vetëm figurave më të larta historike nga “Lidhja e Prizrenit” e këndej dhe qytetarëve që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësisë së Kosovës, me “Medaljen e Arteve të Pavarësisë”, medalje kjo e cila i dhurohet qytetarëve vendor dhe atyre të huaj që kanë dhënë një kontributë për “Pavarësinë e Kosovës” dhe me “Medaljen e Artë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, dekoratë e cila i dhurohet vetëm qytetarëve të Kosovës dhe të huajave dhe perosnaliteteve të botës shqiptare që kontribojnë për mirëkuptimin e midis shqiptarëve dhe kombeve të tjera./InfoPress/

Comments