18 vjeç dhe tashmë biznesmen – djali i Venko Filipçes tërheq vëmendjen

72
fresco

Djali i liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, do të provojë veten në tregtinë e veshjeve. Adoleshenti Ivo Filipçe, që prej një muaji, është themelues i kompanisë “Demigod”, një shoqëri për shitje me pakicë të konfeksioneve.

Siç shkruan portali Faktor.mk, dyqani i 18-vjeçarit Ivo Filipçe, sipas adresës, ndodhet në rrugën “Njudelhiska” në Shkup.

Djali i kryetarit të partisë opozitare, deputet dhe ish-ministër i Shëndetësisë në qershor festoi maturën, ndërsa po këtë muaj festoi ditëlindjen e 18-të.

Mbetet të shihet nëse Ivo Filipçe do të arrijë suksesin fillestar në botën e biznesit si Dushko Zaev, djali i ish-kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, shkruan Faktor.

Kompania “Total Energy” për prodhim të energjisë elektrike e Dushko Zaevit vitin e kaluar pati fitim prej 58 milionë denarësh, apo rreth 954 mijë euro.

I riu Zaev e hapi kompaninë në vitin 2022, në moshën 18-vjeçare. Në vitin 2023, ai pati fitim prej 39 milionë denarësh, ose 636 mijë euro. 21-vjeçari Dushko u bë i pari nga familja Zaev që nisi biznes në fushën e prodhimit të energjisë elektrike, pas së cilës rrugë ndoqën edhe xhaxhai i tij, Vice, dhe gjyshi, Pançe Zaev

Comments