180 mijë denarë të pakthyeshme për femrat pronare në vende rurale

504
fresco

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja vazhdon të jetë e përqendruar në realizimin e masave të cilat sigurojnë më shumë para për qytetarët dhe përarimin e zhvillimin e bujqësisë.

Janë siguruar mjete financiare për përkrahjen e anëtarëve femra në bujqësi.

Me këtë masë, ministria e bujqësisë, do të ndajë 180 mijë denarë të pakthyeshme për investime të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e vendeve rurale të anëtarëve femra në bujqësi të cilat janë të regjistruara në regjistrin e shtetit.

Me realizimin e kësaj mase do të stimulohen investimet rurale, do të kontribuohet drejt barabarësisë së gjinive dhe do të sigurohen më shumë para për familjet bujqësore, kanë shkruar nga LSDM./Alsat

Comments