19 vjet nga protesta e guximshme studentore

Sot bëhen 19 vjet që nga koha kur nisën protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997, e gjitha kjo për shkak të regjimit të atëhershëm jugosllav, i cili dëboi shqiptarët nga institucionet arsimore.
Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, ai dëboi studentë e profesorë shqiptarë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.
Protestat u udhëhoqën nga studentë dhe profesorë të Universitetit të Prishtinës. Në rendin e parë të protestave ishin studentët: Albin Kurti, sot deputet dhe ish-kryetar i Vetëvendosjes, Driton Lajqi, sot këshilltar i Kryetarit të Kuvendin të Kosovës, Bujar Dugolli, sot dekan i Fakultetit Filozofik dhe ish-ministër dhe Muhamet Mavraj, sot botues gazete, transmeton Koha.net. Bashkë me këta studentë në krye të protestës ishte edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, në atë kohë, Ejup Statovci.
Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të guximshme të asaj kohe dhe morën jehonë në mediat e huaja.
