20 ditë pas vërshimeve, Hasanbegu assesi ti kthehet jetës normale

338

 

Image result for hasanbeg

Edhe 20 ditë pas vërshimeve Hasanbegu assesi ti kthehet jetës normale. Familje të tëra në pamundësi që të kthehen në shtëpitë e tyre vazhdojnë të banojnë nëpër konvikte dhe tek familjarët e tyre. Shprehen se deri më tani u është ofruar ndihmë vetëm në ushqim, derisa nevojat e tyre për kthimin në normalitet janë shumë të mëdha dhe nga më të ndryshmet.

“Unë për momentin jam duke jetuar në konvikte në Auo-Komandë se këtu nuk kamë kushte për të jetuar. S’ka mbetur asgjë krejt i kemi gjuajtur me mobile, me shporet, me frigorifer edhe tesha e veshjes i kamë gjuajtur dhe skam asgjë . Tash jam duke pritur ndonjë ndihmë nga shteti se unë me një rrogë prej 15 mijë denarësh, nuk mund ta bëjë, shihet edhe vetë”.

“Këtu nuk mund të jetoj, s’ka ngel asgjë këtu, ai vetëm duhet të vijë bageri edhe me e rrënuar . vëllai është në administratë por merr 200 euro n muaj s’ka asnjë të ardhur të tjetër, tash nuk besoj se edhe me atë 200 euro me ndërtuar diçka”.

“Kështu siç je duke na parë të gjitha për toke i kemi këta me kanë ngelur të gjitha i kemi hedhur këtë dirsa duhet me i largu të gjitha . si jeni duke na parë skam çka të ju them diçka , për me ngrënë na kanë sjell për diçka tjetër jo , në duhet orendi shtëpiake”.

Ndërkohë akoma nuk është gjetur as edhe një gjurmë nga foshnja e zhdukur 16 muajshe Elife Fejzullahu, familja e së cilës gjatë ditës së nesërme sërish do të vihet në kërkim, andaj edhe apelojnë qytetarët që t’i bashkëngjiten nga ora 9 tek stadiumi në Hasanbeg.

Comments