200 serbë bllokojnë rrugën Mitrovicë – Bernjak

398

Nga pra 17:00 rreth 200 serbë e kanë bllokuar sot rrugën Mitrovicë – Bernjak.

Bllokimi i rrugës është bërë te pompa e karburanteve në Zubin Potok, ku janë vendosur dy kamionë transportues për ta ndalur qarkullimin në këtë rrugë.

Lajmin e kanë konfirmuar Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës. Sipas tij, gjatë orëve të mbrëmjes, numri i protestuesve është duke u reduktuar.

Protesta e serbëve zhvillohet në ditën kur Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vizitoi liqenin e Ujmanit dhe pikën kufitare Bernjak.

Po ashtu protestuesit kanë deklaruar se rruga është bllokuar edhe për të ndalur qarkullimin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri.

Comments