21 persona kërkuan ndihmë në spital
“Deri ne orën 23:00 kemi pranuar 21 persona prej të cilëve 7 janë mbajtur për kurim të mëttejshëm në spital. 14 të tjerët janë mbajtur në shërbimin ambulator e më pas janë lëshuar. Ju apelojmë qytetarëve, më shumë popullatës më të moshuar tek të cilët reflekset e trupit janë më të lëshuara, që të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë në gjendje të tilla shiu pasi shumë pacientë që kanë ardhur, kanë pasur shenja në gjithë trupin dhe thyerje për shkak të fuqisë së madhe të ujit. Ekipet e shpëtimit janë të ekupuara edhe me mjekë specialist dhe so tu apeloja qytetarëve të mos përpiqen me kokën e tyre të shkojnë në vendet e përmbutura pasi mund të gjenden në rrezik por t’ua lënë kometentëve të kryejnë detyrën e tyre”, tha Viktor Kamillovski, mjek kujdestar.
Sipas Kamillovskit edhe më tej vijnë persona të tjerë të cilët kanë marrë lëndime nga vërshimet që mbrëmë kaploi Shkupin me rrethinë.
Ndihma e shpejtë ka intervenuar në 65 raste, ndërkohë që në 12 prej tyre ka konstatuar vdekjen.
Gjatë intervenimit ndihmë u është ofruar në vendngjarje, derisa 25 janë transportuar në qendrat shëndetësore si Spitali I qytetit dhe Qendra Klinike.