22 vjet nga masakra e Lubotenit/ Përkujtohen 10 civilët e vrarë

1,078

Në Luboten të Shkupit u përkujtua 22 vjetori i masakrës në vitin 2001, ku forcat paramilitare vranë 10 civilë në mesin e të cilëve edhe një fëmijë 6-vjeçar. Të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri i parë Grubi, zëvendësministri i brendshëm Bushi, deputeti Arbër Ademi, kryetari i SHVL-UÇK-së Fazli Veliu dhe figura të tjera të[ jetës politike. ZVKM Grubi në fjalimin e tij tha se Gjykata e Hagës ka kryer gjykim për rastin e masakrës së Lubotenit, ndaj sot të gjithë së bashku po jetësojnë amanetet e martirëve.

Comments