22 zyrtarë të Francës akuzohen për gjenocidin e 22 viteve më parë

146

22 zyrtarë të Francës akuzohen për gjenocidin e 22 viteve më parë

Moebel THEMA

Qeveria e Ruandës ka publikuar një listë të 22 ish-oficerëve ushtarak dhe atyre aktual që shërbejnë në forcat franceze me akuzën për të cilët Kigali zyrtar pretendon se kanë luajtur një rol vendimtar gjatë gjenocidit të vitit 1994 kundër fisit tutsi që la afër një milion njerëz të vrarë.

Në krye të listës të publikuar të hënën gjendet gjenerali Jacques Lanxade, ish-shefi i Forcave të Mbrojtjes franceze në kohën e gjenocidit, i cili akuzohet se ka furnizuar me armë ushtrinë e Ruandës përkundër njohurive se masakrat kundër tutsit u organizuan nga forcat e armatosura, raporton agjencia e lajmeve Anadolu Agency.

Comments