24-vjeçari ther mizorisht me thikë taksistin, del fotoja e tij dhe fjalët e para pas vrasjes

237

Një taksist nga Kavaja është therur nga një 24-vjeçar. Idriz Kariqi nga Kavaja është gjetur i therur me thikë, pasi familja e denoncoi të zhdukur një ditë më parë.

Nga hetimet mësohet se taksisti është vrarë, ndërsa policia menjëherë pas krimit ka bërë të mundur edhe arrestimin e autorit, 24-vjeçarit, nga Gosa e Rrogozhinës, Musa Saraçi.

Nga hetimet dhe këqyrja e trupit të viktimës rezulton se ai ka marrë 8 goditje me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.

“Ndihemi të terrorizuar dhe të pasigurt, e njihnim si njeri të urtë, nuk kishte shumë lekë me vete, maksimumi 2 mijë lekë të reja”, janë shprehur kolegët e taksistit të vrarë.

Policia ka gjetur pranë makinës edhe rrobat e autorit, qe mbante veshur momentin e vrasjes, teksa makina e taksistit ishte braktisur në një varreze makinash ne fshatin Gos.

24-vjeçari ka thënë para efektivëve se ka dashur t’i marrë makinën taksistit, por më pas e ka kapur paniku nga mendimi se ai mund ta denonconte dhe ai do të përfundonte në pranga.

Para efektivëve i riu e ka pranuar autorësinë e krimit kur tha se “e vrava nga frika se mos më denonconte në polici”. Mësohet se makinën i riu, i cili vjen nga një familje e varfër ia ka shitur një të afërmi për 30 mijë lekë të reja.

 

Comments