Merr fund dilema: Barcelona shet braziliani për shifrën e kërkuar!

980

Merr fund dilema: Barcelona shet braziliani për shifrën e kërkuar!

Barcelona ka arritur marrëveshjen për shitjen e Malcomit tek skuadra e Zenit St. Petersburg.

Fillimisht do të paguhen direkt 40 mln euro tek Barça, ndërsa 5 të tjera do të jenë në formën e bonuseve, ashtu siç e kërkoi klubi katalans, sepse fillimisht Zenit ofroi 36 mln dhe 4 të tjera në formë bonusesh.

Për Malcom pati ofertë edhe nga dy klube angleze, njëri prej tyre ishte Everton, që ishte gati të paguante 40 mln euro, por vetë braziliani ka zgjedhur të shkojë në Rusi, aty ku do përfitojë 6 milionë euro pagë në sezon.

Comments