25 miliona euro vetëm për viza Shengen, një bilanc madhor ky që vazhdon të jetë problem për qytetarët e Kosovës.
Që nga viti 2010 deri në 2016 kosovarët kanë harxhuar plot 25 milionë euro nëpër zyrat e aplikimit për marrjen e vizave në zonën Shengen, duke mos futur këtu shpenzimet e tjera që u kërkohen gjatë plotësimit të dosjes, si fotografitë, sigurimi shëndetësor, shërbimet e përkthimit, etj.
Brenda këtyre 7 viteve janë dorëzuar 507 mijë aplikime, ku 97 mijë prej e tyre janë refuzuar, sipas statistikave të Komisionit Evropian dhe të Eurostat-it
Aplikimi fillestar për vizë varion nga 35 euro që është më i liri dhe deri në 60-65 euro më i larti, kjo varet sipas vendeve.
Kjo është një kosto e madhe për shtetin më të ri në Ballkan, i cili duket se është ende larg mundësisë për të lëvizur pa viza por thjesht me pasaportë.

