Erkan Arifi i Likovës nuk ndalet, vijojnë përpjekjet për ujin e pijshëm

1,017

 

Kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi u takua sot me Ministrin e Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Naser Nuredini. Sipas njoftimit të komunës, tema e takimit ishte realizimi i projektit për ndërtimin e një objekti sedimentar si pjesë e impiantit të filtrimit për furnizimin me ujë të pijshëm në komunën e Likovës, me vlerë prej 730 329,oo Euro, ku nga Ministri u informua se procedura është në fazën e fundit të zgjedhjes së kompanisë ndërtimore dhe se punët do të fillojnë shumë shpejt (Ky projekt administrohet nga ana e ministrisë). Gjithashtu, gjatë takimit u bisedua për mundësinë e investimit në projekte të tjera të mjedisit jetësor”, theksoi kreu i kësaj komune. (INA)

Comments