26 vjetori i Epopesë së UÇK’së, Ilir Shaqiri këndon në Kuvend këngën “Sërish vjen marsi”
Këngëtari Ilir Shaqiri ka kënduar këngën “Sërish vjen marsi”, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Express.
Paraprakisht, u intonuan himi shtetëror dhe kombëtar.
Në seancën solemne prezentë janë Rifat Jashari, presidentja Vjosa Osmani, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ambasadorë e të tjerë.

