27 prilli, tre persona nga paraburgimi shtëpiak dërgohen në burgun e Shutkës

283


Këshilli penal i sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion i Gjykatës Themelore Shkupi 1, mbrëmë i ka pranuar ankesat e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të veprave penale nga sfera e krimit të organizuar edhe për tre të dyshuar për dhunën në Kuvend më 27 prill të këtij viti, për të cilët u caktua paraburgim shtëpiak ka vendosur ta ndryshojë vendimin dhe t’i dërgojë në Burgun hetues Shkup, konfirmuan nga Gjykata Penale.

Këshilli penal sot do të vendosë për ankesat edhe për të akuzuarit e tjerë për të cilët Prokuroria kërkon paraburgim, e jo paraburgim shtëpiak, si dhe për ankesat e një pjese të të paraburgosurve në burgun në Shutkë të cilët kërkojnë të shkojnë në paraburgim shtëpiak.

Dje u caktua paraburgim edhe për tre persona të cilët më vonë u arrestuan ose vetë u paraqitën, ndërsa janë pjesë e grupit të 36 të dyshuarve për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Midis të dyshuarve të cilët Prokuroria i ndjek për “rrezikim terrorist të sistemit kushtetues dhe sigurisë”, lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, janë edhe gjashtë deputetë për të cilët gjithashtu është kërkuar paraburgim. Për heqje të imunitetit të tyre sot duhet të vendosë Kuvendi në seancë plenare

Comments